Evra i habit të gjithë: Nëse Ronaldo ju fton për darkë, refuzojeni

Sport

“Kristiano Ronaldo? Nëse ju fton për drekë, refuzojeni”, ka porositur Patris Evra, ish-shoku i skuadrës së fenomenit portugez te Manchester United.

“Një herë kam shkuar tek ai pas stërvitjes dhe në tryezë kishte vetëm sallata, pulë dhe ujë. Pasi mbaroi së ngrëni u çua dhe filloi të luante me top, duke më ftuar që të shkëmbej disa pasime me të, dhe më pas më ftoi për të notuar në pishinë. Nuk e kisha të qartë nëse isha ftuar për të ngrënë drekë, apo për t’u stërvitur për ndeshjen e ditës së nesërme. Krisitiano është një makineri, ai nuk ndalet kurrë së stërvituri”, u shpreh Evra për “Itv Sport”, duke kujtuar të kaluaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ish-juventinit Evra, Ronaldo njihet edhe për shpirtin e garës.

“Një herë ka luajtur ping-pong me Rio Ferdinand, i cili e mundi. Nuk e përjetoi mirë dhe urdhëroi kushëririn e tij për të blerë një tavolinë, dhe pas 2 javësh stërvitje ai e mundi Ferdinandin në sy të të gjithëve. Kështu është gatuar Kristiano”, përfundon Evra.

ME TE LEXUARAT