Evazioni, Cristiano Ronaldo, 2 vjet burg dhe 18.8 mln euro gjobë

Sport

Vetëm pak orë para se të luajë në ndeshjen e parë të botërorit për Portugalinë përballë Spanjës, Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burg (liri me kusht) dhe një gjobë prej 18.8 milionë euro.

“El Mundo”, raportoi se Ronaldo ka arritur një marrëveshje me avokaturën e shtetit spanjoll për të shlyer detyrimet e tij fiskale, duke marrë përgjegjësitë për 4 vite.

Marrëveshja ligjore e Ronaldos mbyll te gjitha problemet fiskale që ka patur këto vite në Spanjë, duke i dhënë fund edhe një procesi të gjatë administrativ.

Ndërkohë ka mbetur ende dhe një çështje për t’u zgjidhur: Ronaldon kërkon që dy vitet e burgut të konvertohen me gjobë dhe jo me kusht, pasi mund të krijojë probleme në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT