Dy ministrat zviceranë dalin në mbrojtje të Xhakës e Xherdan Shaqirit

Sport

Festimi i golave të Xhakës e Shaqirit me anë të shqiponjës dy krenare, pati kritika e mbështetje.

Ministri zviceran i Sportit, Guy Parmelin nga radhët e SVP-së dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis nga FDP-ja, në gazetën “NZZ am Sonntag” i kanë përkrahur dhe mbrojtur gjestet e dy futbollistëve etnikë shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e futbollit të së premtes kundër Serbisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ata që kanë përjetuar atmosferën e stërngarkuar, performanca e ekipit kombëtar zviceran vlerësohet më shumë dhe mund të kuptojnë kur emocionet e kaplojnë një lojtar”, ka deklaruar Parmelin, i cili kishte ndjekur lojën në stadium. “Por nuk është në frymën e sportit, tani nga emocionet të krijohet polemikë”, tha më tej ministri.

Ministri i Jashtëm Cassis, të shtunën pas lojës, ekipin e ka quajtur edhe një shembull të shkëlqyeshëm të bashkimit të kulturave të ndryshme, shkruan “Oltner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Lidhur me gjestin e shqiponjës dykrenare, këshilltari nacional me rrënjë italiane, për gazetën ka deklaruar: “Unë nuk dyshoj se mund t`i ndjeni emocionet patriotike të kombit, pa harruar atdheun përkatës”.

Me këtë nuk është pajtuar këshilltarja nacionale nga radhët e SVP-së, Natalie Rickli, e cila ka bërë publike pakënaqësinë e saj, të premten në Tëitter Air: “Të dy golat nuk u shënuan për Zvicrën, por për Kosovën”. Bile kolegu i saj, Mauro Tuena madje ka folur për një “rrëmujë”.

Gjestet janë përkujdesur për keqkuptim edhe te CVP-ja: “Ata personalisht duhet të vendosin nëse janë zviceranë apo shqiptarë”, ka pohuar këshilltarja nacionale , Kathy Riklin.

Sipas “NZZ am Sonntag” qëndrim çuditërisht të butë ka bërë anëtari i SVP-së, Andreas Glarner: Ai vuri në dukje se emocionet janë të kuptueshme, duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme.

Menjëherë pas ndeshjes të së premtes në Kaliningrad, shumë politikanë kishin shprehur mendimet e tyre, por jo vetëm përkrahëse. Të shtunën, FIFA filloi një hetim kundër Xhakës dhe Shaqirit. Është duke u hetuar nëse fetimi i tyre ka qenë i motivuar politikisht, pas shënimit të golave. Shqiponja e dyfishtë e zbukuron flamurin e Shqipërisë, ndërsa Serbia nuk e njeh Kosovën si një vend të pavarur.

ME TE LEXUARAT