Argjentina në kaos, Messi me shokë gati të tërhiqen

Sport

Kaos tek Argjentina. Përfaqësuesja “Albiceleste” është përfshirë në një rrëmujë totale. Mungesa e rezultateve pozitive në dy takimet, ku më shumë peshon ajo humbje e thellë kundër Kroacisë, që e sheh skuadrën me një këmbë jashtë Botërorit, edhe pse ekizston ende një mundësi kualifikimi në fazën tjetër, ka bërë që në radhët e ekipit të shpërthejë një situatë jashtë normales.

Vetëm një ditë më parë disa prej lojtarëve aludohet se kanë kërkuar shkarkimin e teknikut Jorge Sampaoli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që futbollistë e Argjentinës nuk e duan më trajnerin Sampaoli, kjo u vërtetua në fund të sfidës me Kroacinë. Në konferencën për shtyp numri një i stolit u shpreh se lojtarët nuk janë përshtatur si duhet me projektin e tij, por nga ana i tjetër, i pyetur për këto deklarata të trajnerit, sulmuesi Sergio Aguero u shpreh me irritim për Sampaolin, duke deklaruar: “Le të thotë çfarë të dojë”. Një tregues më se i qartë ky se tek Argjentina nuk e duan më trajnerin e tyre.

Situata duket akoma edhe më e rëndë. Mediat argjentinase raportojnë një rast të paprecedent. Disa futbollistë do të braktisin kombëtaren, madje ka edhe një listë emrash. Grupi i udhëhequr nga Messi pritet të marrë me vete Agueron, Marcus Rojo, Mashceranon, Di Marian dhe me shumë mundësi edhe Higuaninin. Nëse një gjë e tillë ndodh ky do të ishte një rast i paprecedent dhe që do të tregonte qartë klimën aspak të mirë që ka përfshirë kombëtaren e Argjentinës.

ME TE LEXUARAT