Sa orë keni fjetur që kur keni ardhur në jetë dhe sa herë ka rrahur zemra juaj? Zbulojeni përmes aplikacionit

Një aplikacion i ri interaktiv ju lejon të shihni se çfarë ka ndodhur në planetin tonë që nga dita që keni lindur përmes disa hapave interesante.

‘Ju dhe Planeti Toka’ ju tregon orët që keni fjetur, numërimin total të rrahjeve të zemrës dhe madje edhe numrin e flokëve të dëborëve që kanë rënë që kur keni ardhur në jetë.

Kliko per me shume info

aplikacioni kërkon datën e lindjes dhe përdoruesit mund të lëvizin nëpër një numër seksionesh për të eksploruar shifra të ndryshme, shkruan DailyMAil.

Ai pastaj llogarit një numër të ekuacioneve gjithnjë në ndryshim, duke përfshirë numrin e foshnjave të lindura, distancën që Toka ka udhëtuar dhe numrin e valëve që kanë goditur bregun që nga lindja.

Gjithashtu zbulon numrin e pikave të shiut që kanë rënë në Tokë dhe moshën tuaj relative në çdo planet në sistemin diellor./lajmifundit.al
Aplikacioni:http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-5730653/Interactive-counter-reveals-happened-planet-day-born.html

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here