Rolls-Royce prodhon fuoristradën më të shtrenjtë në botë

Ky është modeli i ri Rolls-Royce Cullinan dhe ai ëhstë padyshim fuoristrada më luksoze në treg, të paktën deri kur Aston Martin të nxjerrë fuoristradën që ka paralajmëruar.Marka legjendare britanike ka bërë të ditur se fuoristrada sportive frymëzohet nga modeli ushtarak i Lorencit të Arabisë, edhe pse padyshim është krijuar duke patur në mendje super të pasurit.

Ajo ka edhe dy karrige lëkure në bagazh, për t’i mundësuar udhëtarëve që të shijojnë ndonjë piknik, pa qenë nevoja që të largohen nga makina.Krerët BMW-së që zotëron Rolls-Royce bënë të ditur se vlera e saj do të jetë 283 mijë euro dhe se është “perla e teknologjisë më të fundit”.

Kliko per me shume info

 

Ajo e ka marrë emrin nga legjendarja Cullian 3,106 karatëshe, e përdorur më 1905 në Afrikën e Jugut dhe që ishte më e madhja dhe e kushtueshmja e bërë ndonjëherë, pjesë nga e cila ndodhen në thesarin e mbretërisë britanike.Sidoqoftë, Rolls-Royce do të ketë konkurrencë të fortë brenda tre viteve të ardhshme, duke qenë se rivalja e saj britanike Aston Martin ka paralajmëruar se SUV-i i saj tërësisht elektrik do të debutojë më 2021-shin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.