Këshillë: Si të hiqni njollat e buzëkuqit

Heqja e njollave të buzëkuqit nga materialet delikate mund të jetë e vështirë dhe pastrimi profesional është zakonisht mënyra më e besueshme për ta hequr këtë njollë nga rrobat.Por, para se të paguani për këtë shërbim, mund të provoni këtë metodë në shtëpi. Si fillim, duhet të lexoni me kujdes etiketën, sepse nëse është material shumë delikat që ka nevojë për pastrim të specializuar, nuk duhet të rrezikoni.

Zgjidhni një copë që nuk ju duhet, sepse ajo do të jetë thithësja e njollës.Vendoseni rrobën e dëmtuar mbi këtë copë dhe kthejeni njollën me fytyrë nga ajo.

  • Fërkojeni njollën butësisht nga jashtë brenda me një copë të vogël sapuni.
  • Lëreni sapunin për 10 minuta e më pas ushtroni presion me një facoletë mbi njollë. Ndërrojeni shpesh pozicionin e peshqirit poshtë, sepse përndryshe njolla rrezikon të përhapet e jo të zhduket.
  • Mbasi të mbaroni këtë proces, lajeni si zakonisht rrobën tuaj dhe nëqoftëse njolla nuk ka ikur, atëherë përsëriteni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here