Instagram ka të reja, tashmë ofron blerje dhe pagesa (FOTO)

Teknologji

Instagram krijon një funksion të ri të  pagesave që ju lejon të blini produkte dhe të rezevoni restorante direkt nga aplikacioni.

Rezervimet e restoranteve dhe blerja e rrobave të reja mund të behet shumë e lehtë, falë një aplikacioni të ri që është ngritur në Instagram.

Përdoruesit e medias sociale kanë filluar të vënë re shtimin e një butoni të pagesës në veçoritë ekzistuese të rezervimit të aplikacionit.

Funksioni ka filluar të shfaqet për disa perdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, duke nxitur spekulime se ajo është pjesë e një prove të testuar për një futje të ardhshme globale.

Ekspertët besojnë se Instagram mund të bëhet një lojtar i madh në shitjen me pakicë në internet./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT