Defektet e Iphone 6 dhe 6 Plus, zbulohet dokumenti: Kompania mashtroi përdoruesit

Teknologji

Kompania Apple e dinte që iPhone 6 dhe 6 Plus do të përkuleshin përpara se të dilnin në shitkë , por zgjodhën të mos bëjnë asgjë për këtë, kanë zbuluar dokumentet e brendshme.

Firma u përfshi në polemika menjëherë pas lëshimit të pajisjeve në 2014, pasi mijëra përdorues u ankuan se iPhone i tyre i ri po përkulej në xhepat e tyre, shkruante Dailymail.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani dokumentet kanë zbuluar se kompania e dinte për çështjen, të quajtur 'bendgate' nga përdoruesit e zemëruar të mediave sociale, para se telefonat nxirreshin në treg.

Kompania në mënyrë të përsëritur mohoi se kishte probleme inxhinierike me smartphonet dhe pretendonte se ishte një 'çështje e rrallë' gjatë përdorimit normal./lajmifundit.al

http://video.dailymail.co.uk/video/1418450360/2014/09/1418450360_3812082897001_iphone-6-bending.mp4

ME TE LEXUARAT