Bëni kujdes! Ky mesazh në WhatsApp dhe Messenger mund t’iu shkatërrojë telefonin

Kliko per me shume info

Nga dita në ditë, mesazhe të shumta dhe të ndryshme, të cilat mbartin viruse që bllokojnë telefonin, vijnë në celularët tanë.
Kohët e fundit po përhapet një tjetër mesazh me një pikë të zezë, në të cilin shkruhet:“Nëse prek piken e zezë, WhatsApp-i do bllokohet”.

Nëse edhe juve u ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të bëni kujdes dhe të mos e klikoni.Bëhet fjalë për një “mesazh vrasës”, i cili po qarkullon kohët e fundit në aplikacione si Whatsapp dhe Messenger.Problemi në fjalë duket se ka prekur për momentin vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android”.

Kliko per me shume info

Në celularët e vjetër apo pak të fuqishëm, problemet e bllokimit janë më të dukshme krahasuar me ata të gjeneratës së fundit të cilët arrijnë “ta marrin veten nga bllokimi”, në pak sekonda.Mesazhi në fjalë është i formuar nga disa shkronja të padukshme, dhe kur klikohet provokon një dekodifikim të sistemit opreativ të telefonit duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit, sipas joq.

Telefonat e rinj të cilët kanë një fuqi të madhe llogaritëse, arrijnë të zhbllokohen në një periudhë të shkurtër kohore në krahasim me modelet e vjetra të cilët duan minuta të tëra për “të marrë veten”.Ndërsa sa i përket iPhonëve, aktualisht nuk ka asnjë sinjalizim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.