WhatsApp vë kushte për përdoruesit e aplikacionit. Ja cilat janë

Teknologji

Aplikacioni popullor i mesazheve WhatsApp do të ndalojë aksesin për përdoruesit nën moshën 16 vjeç në Bashkimin Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rregulli aktual është mosha 13 vjeç, por kompania po i ndryshon përpara prezantimit të rregullave të reja të privatësisë të të dhënave në BE në Maj.

Aplikacioni, i cili është në pronësi të Facebook, do t’u kërkojë përdoruesve të konfirmojnë moshën e tyre kur u kërkohet të pajtohen me kushtet e reja të aplikacionit në javët e ardhshme.

Ende nuk ka detaje për mënyrën se si do të zbatohet kufiri i moshës.

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR), e cila hyn në fuqi më 25 Maj, do t’u japë njerëzve shumë më tepër kontroll mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre.

Ata gjithashtu do të kenë të drejtën që të dhënat e tyre personale të fshihen.

Rregullorja e re përfshin gjithashtu rregulla specifike për të mbrojtur fëmijët nga mbledhja e të dhënave personale për qëllime marketingu./tvklan.al

ME TE LEXUARAT