Telekom Albania vjen me pajisjen novatore MyPet Tracker

Teknologji

Keni kafshë shtëpiake dhe jeni të shqetësuar nëse një ditë humbisni kontaktin me të? Ky nuk është më një problem.

Këtej e tutje, mund ta lironi mikun tuaj të argëtohet i lirë, pa përjetuar ankthin e humbjes së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke filluar nga sot, Telekom Albania sjell në treg për herë të parë ne Shqipëri pajisjen "MyPet Tracker" që ndihmon mbajtësit e kafshëve shtëpiake të monitorojnë vendndodhjen e tyre gjatë gjithë kohës, përmes një aplikacioni celular.

Të gjithë të interesuarit mund të blejnë pajisjen në dyqanet e Telekom dhe të aktivizojnë "MyPet Tracker" në celularët e tyre. Në këtë mënyrë do të qëndroni në kontakt me vendndodhjen e mikut tuaj të dashur, në kohë reale.

Nëse je abonent i Telekom Albania, përmes MyPet mund të monitorosh vendndodhjen e kafshës shëpiake në kohë reale, duke shmangur momentet stresuese kur e humbisni nga shikimi.

Jo vetëm kaq, me MyPet mund të përcaktosh zonat e sigurisë apo të marrësh njoftimet në rast se kafsha largohet nga zona e sigurisë. Ndërsa adhuruesit e kafshëve që mbajnë disa të tilla në shtëpi kanë mundësi të ndjekin në kohë reale vendndodhjen e tyre duke i regjistruar në një llogari te vetme.

Sigurisht që mund të duan edhe pjesëtarët e familjes të kenë qasje në monitorimin e kafshës shtëpiake. Kjo është gjithashtu e mundur, me MyPet Tracker, ku mund të kenë akses në monitorimin e kafshës të gjithë personat e shtëpisë nga aparati i tyre celular. Abonentët me parapagesë të Telekom do ta kenë falas aplikacionin MyPet për çdo aktivizim te paketes prej 1100 lekësh.

Telekom Albania vazhdon të investojë nën nismën e konsumatorit "Internet of Things" duke ofruar propozime me shumë pajisje për të lehtësuar jetën e njerëzve.

Komode dhe e lehtë, miku juaj as nuk do e ndjejë që mban në qafë kollaren MyPet!

Për më tepër informacion, mbi "MyPet TRacker" kliko në linkun në vazhdim: LINK

ME TE LEXUARAT