Patenta e re e Facebook mbi reklamat

Teknologji

Facebook po konsideron të përcaktojë personalitetet e përdoruesve të tij dhe përdorimin e informacionit për të lehtësuar reklamimin.

Një patentë e prezantuar nga rrjeti social, përshkruan se si karakteristikat e personalitetit, duke përfshirë gjendjen emocionale, mund të përcaktohen nga mesazhet e njerëzve dhe përditësimi i statuseve që ata

hedhin në Facebook.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kompania është aktualisht e përfshirë në skandalin e privatësisë mbi përdorimin e të dhënave të saj nga një konsulencë politike.

Facebook thotë se kurrë nuk e ka përdorur testin e personalitetit në produktet e tij.

Patenta, ãllimisht e prezantuar në vitin 2012, është nën emrat e Michael Nowak dhe Dean Eckles.

Nowak ka punuar për Facebook për 10 vjet, ndërsa Eckles tashmë është profesor në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

Patenta është përditësuar dy herë, herën e fundit në vitin 2016

ME TE LEXUARAT