I vodhën pjesët e makinës, pas 19 vitesh i zbulon në rrjetet sociale

Një person i fiksuar pas makinave mendon se ka gjetur pjesët e humbura të makinës së tij Renault 5 Turbo në Facebook që ishin vjedhur para 19 viteve.

Phil Abiodum kaloi disa muaj për të krijuar modelin ‘Phase 1’, por nuk e realizoi deri në fund pasi një prej punëtorëve të garazhigt ia vodhi. Ai nuk e harroi kurrë punën që bëri në automjet në vitin 1999 duke përfshirë dhe modifikimet e brendshme, transmeton oranews.

LEXO EDHE:  Samsung pritet të dalë në treg me model të ri me tri ekrane
Kliko per me shume info

Habia erdhi kur zbuloi kofanon e makinës në një faqe të një specialisti të markës Renault, i cili e kishte nxjerrë në shitje.

Së bashku me të ishin dhe pjesë të tjera që i kishte modifikuar, të cilat ishin në treg për 1 mijë paund.

“Në atë kohë, makina kushtonte rreth 1.500 paund. Tani duhet të jetë pjesë e një koleksionuesi dhe duhet të ketë vlerën rreth 12 mijë paund. E kisha marrë në garazh për ta lyer. Nuk po nxitoja se po punoja dhe me makina të tjera. Pas disa muajsh shkova të shoh dhe pyeta për personin që do kujdesej për të. Më thanë se ishte larguar dhe kishte lënë disa pjesë aty. Dikush i mori të gjitha këto falas”, tha Phil.

LEXO EDHE:  Telekom Albania vjen me pajisjen novatore MyPet Tracker

Policia bëri kërkime për këtë rast, por nuk arriti ta zbardhte ngjarjen për të rënë në duart e hajdutit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here