Funksionon si një program/ Teknologjia fatale, i bën njerëzit të pavdekshëm duke shkarkuar mendjet e tyre
Lajmifundit
/
3 Prill 2018, 16:58
Teknologji
Një biznes i ri i diskutueshëm që dëshiron të ngarkojë mendjet e njerëzve në cloud për t'i ruajtur përgjithmonë, ka humbur një mbështetës të rëndësishëm.
Nectome me qendër në San Francisko përdor një teknikë '100 për qind fatale' për të balsamosur trurin e njerëzve që vdesin në mënyrë që ato të ringjallen në një datë të mëvonshme.
Por këtë javë, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) njoftoi se ka në plan të prishë një kontratë me firmën, shkruan DailyMail.
MIT pretendon se teknologjia është në fillimet e saj dhe nuk ka garanci se ata mund të rikrijojnë vetëdijen./lajmifundit.al