WhatsApp lajmëron: Keni 68 minuta kohë për të fshirë sms
Lajmifundit
/
13 Mars 2018, 16:08
Teknologji
WhatsApp do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që ka të bëjë me fshirjen e mesazheve që janë dërguar.
Opsioni është në funksion prej kohësh, por pritet që t’i nënshtrohet një tjetër ndryshimi që lidhet me kohën.
Aktualisht, çdo person ka 7 minuta kohë për fshirjen e një mesazhi, por kjo kohë do të zgjerohet dhe do të kemi në dispozicion plot 68 minuta e 16 sekonda.