Shfaqet telefoni i ri i Xiaomit me 8 GB RAM
Smartfoni i ri – i quajtur ‘Blackshark’ – është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu.
Derisa prodhuesi nuk është zbuluar, emri kodues i këtij smartfoni lidhet me Xiaomin sepse kjo kompani kineze zotëron mbështetjen e Black Shark Technology Incorporated, transmeton Koha.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Disa nga specifikat kyçe që i zbulon AnTuTu përfshihen procesori Snapdragon 845 SoC, ekrani me rezolucion prej 2160 x 1080 pikselë, si dhe 8 GB RAM memorie.
Kjo uebfaqe, po ashtu, zbulon edhe disa speficika të tjera, si sistemin operativ Android 8.0 Oreo dhe 32 GB memorien e brendshme.
Deri tani është spekuluar se Xiaomi është duke punuar në një telefon për lojëra dhe ‘Blackshark’ mund të jetë ai, ku synimi i tij është që të marrë kurorën e telefonit më të mirë për lojëra nga Razer.