Tragjike/Ndahet nga jeta futbollisti i njohur shqiptar

Aktualitet

Shaban Sermaxhaj ka ndërruar jetë. Ish-lojtari i Superligës së Kosovës vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot është bërë i ditur lajmi i tmerrshëm për të gjithë sportdashësit shqiptar.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, klubi i KIKËS bënte me dije se do të pezullohen të gjitha aktivitetet që ishin planifikuar këtë javë në nder të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të nderuar sportdashës dhe tifozë të klubit tonë, me dhimbjen më të madhe ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ish futbollisti i klubit tonë Shaban Ruzhdi Sermaxhaj! Klubi ka anuluar të gjitha aktivitetet të cilat janë paraparë për këtë javë.

Në emër të klubit dhe gjithë tifozëve ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sermaxhaj”, shkruhejnë njoftimin e klubi të Kikës. Sermaxhaj ka qenë për shumë vite pjesë e këtij klubi që vite më parë ishte pjesë e elitës në Superligën e Kosovës.

ME TE LEXUARAT