Samsung S9 dhe S9 Plus vijnë me karikues “wireless”

Modelet e reja të Samsung, Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus do të vijnë me karikues të ri pa tela.

Samsung po lëshon një aksesor të ri të mbushjës së telefonit pa tel për të dy telefonat e saj të rinj, informatë kjo e cila u zbulua kohët e fundit në një manual përdorimi për aparatet e kompanisë. Ngarkuesi i ri pa tel është pak më i hollë dhe më i lehtë se versioni aktual.

Kliko per me shume info

Ne tashmë e dimë se si do të duket Galaxy S9 dhe S9 Plus i ri, telefonat do të vijnë me një dizajn të ngjashëm dhe madhësi të ngjashme të ekranit në S8 dhe S8 Plus. Procesori i tyre do të ndryshojë sipas rajonit, një Snapdragon 845 për SHBA dhe disa vende të tjera dhe një Samsung Exynos 9810 për disa vende të tjera.

Galaxy S9 thuhet se vjen me 4GB RAM dhe S9 Plus me 6GB RAM, ndërkaq memoria duket se do të fillojë në 64GB dhe mund të shkojë deri në 512GB. Të dy telefonat e rinj do të përdorin kamerën e re mobile të Samsung-ut. Galaxy S9 do të shfaqë një kamera të vetme dhe S9 Plus një kamera me dy lente.

Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus thuhet se do të dalin në shitje më 16 mars, ndërsa porositë mund të bëhen nga 2 marsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.