“Range Rover Sport” ngjitet në 999 shkallë

Duket si nje film aksion i realizuar shumë mirë duke i ngjitur 999 shkallët e “Heaven’s Gate”. Megjithatë është Range Rover Sport i ri që ngjiti shkallët e një prej monumenteve kombëtare më të njohura të Kinës, që ndodhet në malin famëkeq Tianmen.

Ishte ngasësi i Formula E, Ho-Pin Tung, i cili e dërgoi deri në fund makinën e re prodhim i 2018-ës, Range Rover P400e.

Kliko per me shume info

Supermakina pesë-vendëshe British P400e plug-in hibrid 4X4 u bë e para makinë në botë që përshkoi me sukses këtë rrugë. Kjo makine elektronike tërhoqi vëmendjen e të gjithë turistëve përderisa kaloi me sukse 99 kthesa.

Range Rover Sport kushton 70 mijë dollarë dhe duhet të karikohet në më pak se tre ore për të përshkruar pa frikë rreth 31 milje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.