'Unë e bëj më të mirë se njerëzit', kafeja përgatitet nga roboti në këtë lokal në Japoni

Teknologji

Japonia ka tashmë një lokal ku kafeja përgatitet dhe shërbehet nga një barist robot.

Sawyer nisi punë këtë javë në Henna Cafe në distriktin e Shibujës, në Tokio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Roboti me vetëm një krah skanon biletën e blerë nga një makineri dhe përshëndet klientët. “E doni një kafe të shijshme? Unë e bëj më të mirë sesa njerëzit”, thotë roboti përpara se të nisë përgatitjen e porosisë.

Një kafe nga ky robot kushton 320 jen (3$). Sawyer mund të përgatisë edhe kapuçino, çokollatë të ngrohtë dhe çaj.

 

ME TE LEXUARAT