FBI dhe CIA: Mos përdorni telefona Huawei

Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë, Huawei dhe ZTE.

Sipas CNBC, shefat e inteligjencës e kanë bërë këtë rekomandim gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës.

Kliko per me shume info

Në fjalën e tij, drejtori i FBI-së, Chris Wray tha se qeveria ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit”.

“Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë spiunazh”, shtoi Wray.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here