eBay heq dore nga PayPal, pagesat tani me platforme te re

Teknologji

PayPal deri tani ka pasur një rol kyç në kryerjen e pagesave në eBay për 15 vjet.

Dy kompanitë u ndanë në vitin 2015 dhe platforma kryesore e pagesës tani do të jetë kompania holandeze Adyen, ka bërë të ditur eBay përmes një njoftimi për media.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrata me Pay Pal skadon në vitin 2020, dhe konsumatorët do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përdorin PayPal vetëm deri në vitin 2023.

Pas këtij njoftimi, aksionet e PayPal ranë me 15 për qind. Adyen, nga ana tjetër, është një platformë në rritje e faturimit. Pranon pagesa në më shumë se 150 valuta, dhe tashmë bashkëpunon me Uber, Netflix dhe Easyjet.

Kompania Adyen gradualisht do të marrë pagesat nga eBay, duke filluar nga Amerika Veriore këtë vit, ndërsa shumicën e transaksioneve do t’i marrë në vitin 2021.

ME TE LEXUARAT