E bërë nga akulli, super makina më e veçantë e prodhuar ndonjëherë

Teknologji

Siberianët i përshtasin makinat e tyre me kushtet e motit dhe rezultatet janë me të vërtetë të mahnitshme.

Aydar Bakiyev, nga kryeqyteti i gazit rus Novy Urengoy, nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë një Lamborghini, kështu që ai ndryshoi makinën që kishte, përcjell albeu.com

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai përdori 6 ton akull për të bërë strukturën e makinës duke u bazuar në xhipsin UAZ të epokës sovjetike.

Nga jashtë është identike me xhipsin përveç se është bërë nga akulli.

"Natyrisht, nuk kisha para të mjaftueshme për të blerë një Lamborghini, kështu që vendosa të rindërtoj makinën time të parë".

Vendasit e ndalojnë atë dhe kërkojnë të bëjnë fotografi me makinën e tij.

Megjithatë, policia nuk u impresionuanga shpikja e tij dhe e urdhëroi atë të kthejë atë në gjendjen origjinale deri më 5 korrik.

ME TE LEXUARAT