FOTO/ Ky është A-Class-i i ri i Mercedes, ja sa do të kushtojë
Lajmifundit
/
7 Shkurt 2018, 11:15
Teknologji
Pas shumë raportimesh dhe spekulimesh, Mercedesi ka prezantuar modelin e ri A-Class.
Sipas kompanisë, modeli sjell nivele të reja të luksit dhe teknologjisë. A-Class-i i ri del në shitje në muajin mars me çmim rreth 27 mijë euro.
Rivali i Volkswagen Golfit, Audi A3 dhe BMW 1 Serie do të shfaqet edhe në Geneva Motor Show.
Sa i përket motorëve, A200 do të ketë motor 1.4-litërsh benzinë me 161 kuajfuqi ndërsa A180d ka motor 1.5-litërsh me 114 kuajfuqi.
Specifikat e plota do të dihen së shpejti.