Vasili: Kryeministri, armiku publik i reformës në drejtësi
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një koment në rrjetet sociale, është shprehur se në këtë 21 janar nuk ka drejtësi pasi ai nuk e do reformën dhe është armiku publik i reformës në drejtësi.
Postimi i plotë:
“Kryeministri armiku publik i vetem i reformes ne drejtesi.
Sot ne 21 janar nuk ka drejtesi sepse kryeministri e vrau reformen ne drejtesi,rivrau idealin e drejtesise se barabarte dhe varrosi cdo iluzion se ai e donte reformen ne drejtesi.
Reforma ne drejtesi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e pergjithshem.
Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri per te penguar haptas ndjekjen penale ata, qe akuzohen per korrupsion e trafiqe ishte prove pa koment se kryeministri rrenoi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.
Lista e manipuluar e kandidateve per KLP dhe KLGJ,qe sherbetoret e tij e bene me zell te shfrenuar, ishte degradimi juridik e moral i reformes ne drejtesi nga kryeministri.
Votimi kunder arrestimit te ish.ministrit te brendshem ishte shpartallimi perfundimtar i hipokrizise zemershqyer te kryeministrit me reformen.
Ndaj sot reforma ne drejtesi ka qartazi armikun publik te vetem te saj…. kryeministrin….. po po vetem atë”.