Super-Mercedesi që mahniti Amerikën
Lajmifundit
/
4 Dhjetor 2017, 23:00
Teknologji
Super-makina Mercedes-AMG, projekti që do të vihet në jetë në vitin 2020, ishte një nga mjetet që tërhoqi më shumë publikun në panairin e automjeteve në Los Angeles.
Kjo makinë debutoi në ekspozitën e Frankfurtit, por interesi për ta parë nga afër ishte tepër i madh për publikun amerikan.
Me mbi 1000 kuaj fuqi dhe me një peshë të lehtë, Mercedes-AMG Project One do të ketë një performancë të njëjtë me atë të makinave të Formulës 1.
Kjo është e jashtëzakonshme duke qenë se bëhet fjalë për një makinë rruge dhe jo piste. Kjo do të thotë që çdokush mund ta blejë.