Ky është avioni më i madh në botë, më i gjatë se një fushë futbolli

Teknologji

Stratolaunch, avioni më i madh në botë kaloi një tjetër test të rëndësishëm dhe është një hap larg ngritjes në qiell.

Gjiganti fluturues ndezi 6 motorët e tij dhe arriti të përshkojë të gjithë pistën e fluturimit në një aerodrom në Kaliforni, duke kryer të ashtuquajturën prova e taksisë, një nga testet kryesore të avionëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projekti ambicioz është vepër e miliarderi amerikan Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoftit. Stratolaunch ka një gjatësi krahësh rreth 117 metra, më e madhe se një fushë futbolli, duke i marrë vendin e parë një tjetër gjiganti të qiellit, prodhimit rus Antonov An-225.

Stratolaunch është i aftë të lëshojë objekte, çka është edhe funksioni kryesor për të cilin do të shërbejë, për lëshimin e satelitëve dhe më pas në një të ardhme anijeve të vogla hapësinore për dashamirësit e hapësirës.

Avioni më i madh në botë pritet të ngrihet në fluturim në vitin 2019./Tv Klan

ME TE LEXUARAT