Lista/ 25 fjalëkalimet më të këqija të 2017, ja kush është më i përdoruri

Teknologji

SplashData ka publikuar listën e fjalëkalimeve më të përdorura gjatë vitit 2017.

Sipas "SplashData" këto fjalëkalime janë të rrezikshme për tu përdorur pasi mund të "thyhen" fare lehtë nga hakerat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“123456” dhe “password” mbeten dy fjalëkalimet më të përdorura ndërsa listës i është bashkuar një fjalëkalim i ri, “starwars.”

“Hakerët përdorin terma të njohura nga kultura pop dhe sporti për të aksesuar llogaritë online sepse e dinë sesa shumë njerëz i përdorin si mënyra më e lehtë për ti kujtuar.”

Ndryshimi i germës “o” me “0” mund tu duket një ide e mirë por sipas SplashData nuk është e tillë.

Kjo sepse në listën e fjalëkalimeve më të përdorura është edhe “passw0rd.” Sipas kompanisë të paktën 10% e njerëzve kanë përdorur të paktën njëherë një prej 25 fjalëkalimeve më të këqija të vitit ndërsa 3% e tyre kanë përdorur fjalëkalimin 123456.

“Football” është i vetmi fjalëkalim nga bota e sportit që hyn në listën e 25 fjalëkalimeve më të këqija.

Ca njerëz të tjerë përdorin fjalëkalime pa lidhje por që kanë një rrjedhë kronologjike në tastierë. I tillë është “qwerty.”

Më poshtë keni listën me 25 fjalëkalimet më të këqija, andaj nëse keni përdorur një prej tyre është momentin ta ndryshoni.

123456

password

12345678

qwerty

12345

123456789

letmein

1234567

football

iloveyou

admin

welcome

monkey

login

abc123

starwars

123123

dragon

passw0rd

master

hello

freedom

whatever

qazwsx

trustno1

ME TE LEXUARAT