1 janari nuk sjell vetëm vitin 2018 por edhe Super-Hënën
Fishekzjarret e nderrimit te viteve nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.
NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim.
Super-hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.
NASA njofton se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.
Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.