Volvo siguron lejen, makina e parë fluturuese del në treg në 2019-ën

Teknologji

Pas disa muajsh thashethemesh, kompania mëmë e Volvo, Geely, ka fituar licenën për bërjen realitet të makinës fluturuese Terrafugia, duke bërë që automjetet që kalojnë nga rrugët në qiell të jenë një hap më afër realitetit.

"Aeroplani rrugor-ligjor" i "Terrafugia, u miratua vitin e kaluar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për t'u certifikuar si një aeroplan i lehtë për sport, duke hapur rrugën për zhvillimin e automjeteve hibride me peshë deri në 1,800 paund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas blerjes, Terrafugia synon të çojë makinën e parë fluturuese në treg në 2019./Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT