Japonia teston trenin që ecën me shpejtësi 603 km në orë

Teknologji

Japonia ka nisur punën për të dyfishuar shpejtësine e trenit që ecën me 320 km/h.

Gjatë një testi të zhvilluar pak muaj më parë, treni i Shinkansen ka arritur shpejtësinë 603 km/h.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është dhe rekordi i ri botëror, i kapur nga treni magnetik i hekurudhës së Japonisë.

Testi i parë është bërë në muajin prill. Treni i përbërë nga 7 vagona, kaloi parashikimin e shpejtësisë prej 600 km/h, duke arritur shpejtësinë e pabesuesueshme 603 km/h.

Sipas planeve të Kompanisë Qendrore të Hekurudhave në Japoni, treni do hyjë në qarkullim në vitin 2027 dhe distancën nga Tokio në Nagoya prej 286 km do e përshkojë për disa minuta.

ME TE LEXUARAT