Nokia 8 bëhet me sistemin më të ri Android 8 Oreo

Teknologji

HMD ua ka bërë të qartë konsumatorëve se ka në plan të përditësojë të gjitha telefonat e rinj Nokia për të paktën dy vitet e ardhshme dhe me këto premtime, edhe telefoni me buxhet të ulët Nokia 3 do të marrë një përmirësim në platformën Oreo deri në fund të vitit.

Përveç përditësimeve të parashikuara të modeleve më të dobëta Nokia, duhet të theksohet se zyrtarisht ka filluar shpërndarja e sistemit të fundit Oreo për telefonin Nokia 8.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky informacion është konfirmuar në Twitter nga kreu i prodhimit HMD, Juho Sarvikas. Sipas tij, kompania do të përditësojë Nokia 8 me sistemin më të ri operativ duke filluar nga dita e sotme, transmeton KosovaPress.

Aktualisht është e paqartë kur telefonat e tjerë të Nokia-s do të marrin një përditësim, por pritet që kjo të bëhet deri në fund të vitit 2017.

ME TE LEXUARAT