Inteligjenca artificiale kërcënim, alarmi: Robotët do të shfarosin njerëzit

Kliko per me shume info

Fizikani i famshëm Stephen Hawking dhe multi-miliaderi Elon Musk janë në të njëjtin mendim kur bie fjala për kërcënimin që Inteligjenca Artificiale paraqet për racën njerëzore.

Kliko per me shume info

 

Në një intervistë të kohëve të fundit Hawking shprehu shqetësimet se robotët do të shfarosnin njerëzit.

Fizikani dhe autori tha se ai beson se inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të arrijë një nivel zhvillimi që do ta lejojë të “mbizotërojë mbi rracën njerëzore”.

Ai shprehet se jo vetëm që ka frikë se robotët mund të përfundojnë duke i bërë njerëzit me të vjetërsuar, por shqetësohet se ata në fakt mund të marrin kontrollin.
“Kam frikë se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë krejtësisht qeniet njerëzore. Ata do të krijojnë një formë e re jete që tejkalon njerëzit, “tha shkencëtari i famshëm për “The Wired”

Kjo nuk është hera e parë që ai ka bërë një parashikim të tillë për të ardhmen duke përfshirë robotët, të huajt apo racën njerëzorem shkruan syri,net.Tetorin e kaluar, ai tha se nuk beson se ekziston një dallim i madh midis asaj mund të arrijë truri i njeriut dhe asaj që mund të arrijë një kompjuter.

Pak pas kësaj Hawking tha në një intervistë me “BBC” se robotët mund të sjellin fundin e racës njerëzore.”

Stephen Haëking është një prej fizikanëve më te njohur në botë. Ai ka bërë zbulime rëndësishme mbi kozmologjinë dhe bë i njohur nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.