Fotot qesharake pas problemit të WhatsApp-it: ‘’Çfarë do të bëjmë me jetën tonë tani’’

Kliko per me shume info

Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” ka qenë jashtë funksionit për më shumë se një orë.

Aplikacioni ka pësuar ndërprerje dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Malajzinë, Keninë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Serbinë.

Kliko per me shume info

Probleme ky rrjet social ka pasur edhe në Shqipëri, ndërkohë që kompania ende nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Gjysma e përdoruesve u ankuan se nuk mund të lidhen me shërbimin. Ndërsa 40 përqind arrinin të hynin në aplikacion, por nuk mund të dërgonin ose të merrnin mesazhe.
Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë shprehur indinjatën e tyre në Twitter e Facebook për daljen jashtë funksioni të aplikacionit. Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur ironia për rënien e aplikacionit të komunikimit më popullor në botë.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që “WhatsApp” ka pasur ndërprerje. Ndërprerja tjetër më e madhe e Whatsapp në botë ndodhi në muajin maj, kur për disa orë njerëzit e kishin të pamundur të komunikonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.