BMW tërheq nga tregu 1 mln makina

Kliko per me shume info

Gjiganti gjerman i makinave BMW njoftoi sot tërheqjen e rreth një milionë makinave në Amerikën e Veriut, për të shmangur një rrezik zjarri, pa përjashtuar edhe prekjen e tregjeve të tjera.

“Operacioni i parë parashikon rreth 700 000 modele seria 3 të prodhuara në vitet 2006-2011, për të parandaluar një rrezik të mbinxehjes së sistemit ajror të kondicionuar. Operacioni i dytë përfshin gjithashtu rreth 700 000 makina të pajisura me motorë me gjashtë cilindra, të serisë 3 dhe modele të tjera, të ekspozuara ndaj një problemi me valvulat që mund të shkaktojë shpërthim në raste ekstreme, një zjarr”, theksoi BMW në një komunikatë.

Kliko per me shume info

Pjesa më e madhe e rasteve janë përqendruar në SHBA, nga 15 000 në tregun kanadez.

Firma e Mynihut nuk përjashton që edhe tregje të tjera mund të preken nga tërhqja e makinave BMW për të njëjtat shkaqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.