Sekuestrohet një llogari bankare me 187.000 Euro në Sarandë, procedohet 46 vjeçari
Lajmifundit
/
11 Tetor 2017, 14:45
Aktualitet
Policia e Sarandës, në zbatim të Plan-Operacionit ''Vjeshtë 2017'', ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.
Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq,Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.