Plot 64 kg kanabis sekuestrohen në Memaliaj, arrestohet 50-vjeçari

Kliko per me shume info

Plot 64 kg kanabis sekuestrohen në Memaliaj, arrestohet 50-vjeçari
Të paktën  64 kilogramë kanabis janë sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj, ku në pranga rënë shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë
Memaliaj.
Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.
Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here