Kreu i FRPD reagon pasi u la jashtë listave, bën paqe me PD-në
Një reagim nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka surprizuar së fundmi. Përmes një profili në FB, ai publikon foton me Lul Bashën.
E ndërsa duket se e ka harruar tashmë që Basha e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, Këlliçi shprehet se kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 qershorit, se çfarë duhet të ishte bërë më mirë.
Me sa duket paqja është rikthyer mes të dyve, pasi Këlliçi thotë se bashkë kanë rënë dakord që të bëjnë të pamundurën për t’i shkurtuar ditët qeverisë.
STATUSI I PLOTË
Pas nje diskutimi te hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partise Demokratike, z. Lulzim Basha mbi ate se ku u gabua per zgjedhjet e 25 qershorit, cfare nuk duhet te ishte bere dhe cfare mund te behej me mire, NE nisim te vendosur dhe te bashkuar rrugetimin jo te lehte per kthimin e shpreses dhe besimit.
Qellimi yne kryesor dhe i perbashket eshte qe ti shkurtojme sa me shume ditet kesaj qeverie dhe ketij kryeministri te lidhur koke e kembe me krimin dhe trafikun e droges.
Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramen ne krye!