‘’Kërcënohet’’ Europa, pritet të goditet nga uragani “Ofelia”

Bota

Uragani ‘’Ofelia’’ pritet të godasë Europën.

Paralajmërimin e dha Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h. Mediat në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta, shkruan tesheshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në “dyert” e Britanisë ajo pritet të “trokasë” mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.

Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë. Asokohe, ajo e preku tokën në Kornuoll, vendi ku besohet se do ta nisë edhe “Ofelia” furinë e saj, ndërsa industrisë vendase të sigurimeve i kushtoi 2 miliardë paundë, çka e bën fenomenin e dytë më të shtrenjtë metereologjik në historinë e vendit.

“Ofelia” është uragani i dhjetë i këtij viti e pason stuhi të një force shkatërrimtare si “Harvey”, “Irma”, “Maria” dhe “Nate”, të cilat shkaktuan kaos në Ishujt Karaibe e disa shtete amerikane.

ME TE LEXUARAT