Dhunimi i dy punonjësve të HEC-it, arrestohet 1 person, 3 shpallen në kërkim
Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, ku dy shtetas punonjës në një firmë Hec-i, u dhuanuan.
Blutë, pas hetimeve, bënë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë një person, dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Po ashtu, blutë bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerë
Ngjarje e ndodhur :
Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marë ndihmë mjekësore dy shtetas.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i.
Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se sëbashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur 'Liqeni i Bardhë', Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër.
Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim.
Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56.
Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve.
Vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.