Ky është burri 49 – vjeçar, i cili vrau gruan me sqepar në Pogradec
Ky është shtetasi Bashkim Mekolli, 49 – vjeçari i cili vrau me sqepar bashkëshorten e tij, Demirkë Mekolli.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, në fshatin Blacë të Pogradecit.
Në rrëfimin e tij para policisë, 49 – vjeçari tha se e kishte vrarë bashkëshorten nga xhelozia dhe se nuk ishte penduar për krimin e kryer.
Ndërsa babai i tij, rrëfeu për mediat se i biri vuante nga depresioni dhe në pamundësi për t’u shtruar në spital merrte vetëm mjekime.
Çifti, i martuar prej 18 vitesh, sipas babait të autorit kishin patur grindje të vazhdueshme.
Ata ishin të dy të pa punë dhe për këtë arsye, babai i Bashkim Mekollit i kishte liruar atyre një dhomë në shtëpinë e tij, ku dhe ndodhi krimi.
Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore konkludoi se 49 – vjeçarja Demirkë Mekolli është goditur disa herë me sqepar në kokë, që ka çuar edhe në vdekjen e saj, citon klan.