E rëndë/ Trajneri Dinamos së Zagrebit sulmohet, dërgohet në spital

Sport

Trajneri i Dinamo së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, është dhunuar mbrëmë nga persona të panjohur dhe të maskuar para derës së shtëpisë së tij, raportojnë mediat kroate.

Cvitanoviç nga sulmi ka përfunduar në spital ku për disa orë kja qëndruar nën kontrrolin e mjekëve. Trajneri i Dinamos është goditur me shkopinj bejsbolli para derës së banesës së tij në qytetin e Zagrebit, pak orë pasi kishte përfunduar ndeshja e Kupës së Kroacisë kundër Nk Borac, e fituar 6-0.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi i Dinamos së Zagrebit i ka bërë thirrje policisë që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt ngjarjen të cilën e shohin të lidhur me sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç. Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës, ndaj nuk udhëtoi drejt Shqipërisë.

Ndërsa Cvitanoviç pritet që të kthehet që në fundjavë në pankinë, pasi fatmirësisht, dëmtimi më i madh që ka pësuar nga sulmi i mbrëmshëm ishte një frakturë në krah.

ME TE LEXUARAT