Tragjedia e trinjakëve, prindërit e tyre në ‘’mëshirë’’ të fatit, flet daja: ''Përëndia na i dha, Përëndia na i mori''

Aktualitet

Pas tragjedisë në Durrës, vjen një rrëfim për të sqaruar më mirë ngjarjen e rëndë.

Daja i tyre, Hamdi Cela thotë se nëna është larguar vetëm 10 metra larg banesës e për pak minuta ka ndodhur hataja. “Ngjarja është shumë tragjike, po ja që ndodhi. Përëndia na i dha, Përëndia na i mori. E ëma i mbylli për momentin se do çonte vajzat të mësonin tek vjehrra, se këta të vegjlit nuk i linin. Ikur vetëm 10 metra më tutje dhe hatja ndodhi. Kjo gjë vetëm nga shkrepësja mund të jetë bërë, i ka mbyt tymi. Zjarr ka marrë fillimisht perdja, e më pas ka rënë në divan”,- rrëfen ai,

Mes lotësh e dhimbjes së thellë të afërmit thonë se pas kësaj tragjedie të dy prindërit janë shkatërruar psikologjikisht. Një mjek qëndron në shtëpinë ku priten njerëzit për mort, me qëllim që t’i përmendin sa herë ju bie të fikët.

“As nëna, as babai i fëmiëjve dhe as gjyshja e tyre nuk përbahen dot nga dëshpërimi i madh që i ka zënë”,- thonë të të afërmit.

ME TE LEXUARAT