‘’Rama 2’’/ Pas betimit për qeverinë e re, dy drejtorë të LSI largohen nga puna

Aktualitet

Dy dorëheqje të reja nga radhët e drejtorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë raportuar, pas daljes në opozitë.

Mësohet se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, është liruar nga detyra.

Sakaq pak ditë më parë erdhi edhe dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI.

Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, i larguari ishte kreu i ISHMP Ergys Agasi.

ME TE LEXUARAT