‘’Sulmohet’’ Neymar: ‘’PSG nuk varet nga ai’’

Sport

Ndeshja e radhës së PSG ishte pa Neymar, dhe nuk fitoi. Sipas mbrojtësit belg, Thomas Meunier skuadra e PSG-së nuk varet nga sulmuesi brazilian Neymar, pasi ata kanë edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj.

Ai tha se ndaj Montpellier nuk arritën të fitonin jo shkaku i mungesës së Neymar, por sepse skuadra kundërshtare luajti shumë mirë.

“Ne nuk varemi nga Neymar. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, por kur e shikoni skuadrën tonë, atëherë ju nuk mund të thoni se nuk fituam shkaku i Neymar”, tha Meunier pas ndeshjes.

Edhe mesfushori italian, Marco Verratti kishte thënë pas ndeshjes se skuadra e tij nuk varet nga Neymar.

ME TE LEXUARAT