Kriminelë të rrezikshëm, policia greke arreston 27 shqiptarë
Një operacion masiv është bërë në Greqi, ku kanë rënë në pranga 27 shqiptarë, 1 shtetas bullgar, 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit.
Sipas të dhënave, gjatë 10 viteve të fundit, shtetasit e arrestuar janë autorë te grabitjeve të ndodhura në stacione autobusash, metro dhe në aeroport të shtetasve të ndryshem që udhetonin me këto mjete transporti. Kjo bandë, kishte qëllim për të grabitur turistë.
Po ashtu, mësohet se janë shpallur në kërkim edhe 18 persona të tjerë, kryesisht kosovarë.
Ata kane vepruar ne zonat “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe ne aeroportin “Eleftheros Venizelos” duke u ndare ne grupe nga 3-10 persona te cilet me pas ndanin fitimin me njeri-tjetrin, raporton “Panorama”.
Drejtues te grupit jane shtetas shqiptare qe jane arrestuar. Shume nga sendet e vjedhura dergoheshin me autobus ne Shqiperi. Ky grup mund te kryente deri ne 15 grabitje ne dite ne vlere totale mbi 3500 euro ne dite. Ne total ky grup mund te kete kryer mbi 4000 grabitje, nje shifer vertet e frikshme.
