Aksioni për kapjen e të ‘fortëve’, në Elbasan, Forcat Speciale rrethojnë qytetin

Aktualitet

Disa pamje janë siguruar nga aksioni policor në Elbasan, ku u arrestuan disa persona me precedentë penale.

Në operacionin ‘blic’ ku morën pjesë edhe Forcat Speciale, ndërsa aksioni u shtri në disa lagje të qytetit. Në pamjet në fjalë shihet se si 4 mjete policie, dy furgona, një fuoristradë dhe një mjet i vogël, futen me shpejtësi në drejtorinë e policisë së Elbasanit, bashkë me personat e prangosur.

Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të prangosur. Ky aksion vjen fill pas takimit që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi në drejtorinë e bluve në Elbasan, pas incidentit që ndodhi me zv/drejtorin e policisë së Elbasanit, ku u godit qëllimisht nga një automjet i blinduar.

Ky operacion vjen pas ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur përgjatë këtij viti në Elbasan. “Ka kritika të shumta për punë e policisë së qarkut të Elbasanit, dhe thuhet se nuk kanë kryer punën ashtu siç duhet. Vrasjet e kryera në Elbasan dyshohet se janë të kryera me pagesë dhe kryesisht për trafikun e drogës. Ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga policia e Elbasanit”, tha Popja në një lidhje direkte për ‘Neës24’.

ME TE LEXUARAT