Kampionati italian, Milani aspak në formë të mirë, mundet 2-0 nga Sampdoria

Sport

Milani është mposhtur nga Sampdoria e cila vazhdon serinë pozitive në kampionatin italian.

Skuadra nga Luigi Ferraris ka shënuar fitoren e tretë në Serie A duke mundur Milanin me rezultatin 2-0.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 72, kur sulmuesi shtatlartë Duvan Zapata u gjend mirë në zonë dhe nga një goditje e fortë nuk i dha asnjë shans portierit Donnarumma për 1-0.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa, goli i dytë dhe i fitores erdhi në minutën e parë shtesë, ku Ricardo Alvarez shënoi një gol të bukur për 2-0. Deri në fund të ndeshjes, vendasit nuk lëshuan terren duke siguruar tri pikë të rëndesishme ndaj Milanit.

ME TE LEXUARAT