Drogë në makinë, arrestohet në Yzberisht 18-vjeçari nga Kruja
Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi në makinën e tij u gjetën 240 fara kanabis.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ernerdo H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë. Personi ën fjalë u kap në zonën e Yzberishtit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen”, i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa – mjeti tip “Volksëagen”, – 1 aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.